Paraqitje e mirë e karateistëve nga Kosova në Aalborg të Danimarkës

Federata e Karatesë së Kosovës ka njoftuar se karateistët nga Kosova kishin një paraqitje të mirë në ditën e dytë të Kampionatit Evropian të karatesë për kadetë, junior dhe U21, që po mbahet në Aalborg te Danimarkës.

Tre garues u renditën në mesin e 9-të garuesve më të mirë të Evropës, Vesa Ibrahim, Vlera Qerimi dhe Argjend Bajrami.

Njoftimi i plotë i Federatës:

“Një paraqitje e mirë e Përfaqësues se Kosovës në Karate edhe në ditën e dytë te Kampionatit Evropian të karatesë për kadetë, junior dhe U21, qe po mbahet në Aalborg te Danimarkës, 8-10 shkurt 2019.

Tre garues u rendin ne mesin e 9-te garuesve me te mirë te Evropës, Vesa Ibrahim, Vlera Qerimi dhe Argjend Bajrami.

Vesa Ibrahimi në kategorinë deri në 59 kilogram, duelin e parë humbi me rezultat minimal 1:0, nga finalistja e kësaj kategorie garuesja e Holandës, kurse ne garën për vendin e trete ne Repasazh humbi me vërejtje nga garuesja e Kroacisë edhe pse ishte duke udhëheq me rezultat 2:0
>Vlera Qerimi juniore mbi 59 kilogram, fitoj nga garuesja e Serbisë me rezultate maksimal 11:1, pastaj humbi nga finalistja e kësaj kategorie garuesja e Malit te Zi pas deklarimit te gjyqtarëve edhe pse rezultati ishte baras 0:0. Kurse në garën për vendin e tretë Repasazh humbi nga fituesja e medaljes se bronztë garuesja nga Turqia me rezultat minimal 1:0.
Argjend Bajrami, juniorë deri në 61 kilogram, humbi nga fituesi i kësaj kategorie garuesi i Azerbajxhanit, për te vazhduar ne garën për vendin e tretë humbi nga fituesi i medaljes se bronztë garuesi nga Gjeorgjia.Betim Maliqi juniorë deri në kategorinë 68 kilogram, fitoj nga garuesi i Sllovakisë dhe Polonisë, kurse humbi nga ai i Italisë.Mirlind Rexhepi, juniorë në kategorinë deri në 76 kilogram, humbi nga fituesi i medaljes se bronztë garuesi i Ukrainës me vendim te gjyqtarëve pasi qe koha e rregullt ishte baras 2:2.Endrit Shaqiri, juniorë mbi 76 kilogram, fitoj nga garuesi i Suedisë, Belgjikës, dhe humbi nga i Rusisë me rezultate minimal 1:0.Morën pjesë edhe Hatigje Zejnullahu kategoria e juniorëve deri në 53 kilogram, Endrit Beka, juniorë kategoria deri në 55 kilogram”.
Fotografia e Federata e Karatesë e KosovësFotografia e Federata e Karatesë e Kosovës

Fotografia e Federata e Karatesë e Kosovës

Fotografia e Federata e Karatesë e Kosovës

Fotografia e Federata e Karatesë e Kosovës

Lini një Përgjigje