Parashikimi i motit

Moti sot parashihet të mbaj kryesisht me diell.

Temperaturat minimale do të lëvizin prej 9 deri në 13°C, ndërsa ato maksimale prej 25 deri në 28°C.

Vonë pasdite apo në mbrëmje, ka mundësi të ketë shtim të vranësirave, të cila mund të gjenerojnë ndonjë reshje të izoluar.

Pluhuri Saharian do të vazhdojë të jetë prezent, njofton Meteo Kosova.

Era do fryjë drejtimesh të ndryshme, e cila kohë pas kohe pritet të jetë e fuqishme, me shpejtësi prej 14-46 km/h.

Lini një Përgjigje