Parashikimi i motit për ditën e sotme

0
364

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se gjatë ditës së sotme në vendin tonë do të mbajë mot kryesisht me diell.

Sipas IHMK-së, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -2 deri 2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 13-15 gradë Celsius.

Shtypja atmosferike do të vazhdoj të mbetet mbi vlerat e normales.

Do të fryjë erë nga veriu dhe verilindja me shpejtësi 1-8m/s.