Parashikimi i motit hapësinor: Toka ka hyrë në rrjedhën e pjesëzave diellore

0
188

Toka ka hyrë në kursin e një rrjedhe të vazhdueshme pjesëzash të lëshuara nga dielli, të cilat mund të kenë pasoja në motin e planetit tonë.

Parashikuesit e motit thonë se orbita e planetit tonë ka hyrë në një rrjedhë copëzash diellore që po bombardojnë planetin duke shkaktuar aurora shumëngjyrëse në hemisferën veriore.

Rrjeti i motit hapësinor Space Weather tha: “Siç ishte parashikuar, Toka po hun në rrjedhën e erës solare që prej 6 shkurtit. Është një rrjedhë e vogël kështu që nuk priten stuhi elektromagnetike. Por gjithsesi vëzhguesit e qiejve të veriut mund të dallojnë rritjen e aktivitetit të aureaolave gjatë 24 orëve të ardhshme”.

Aurorat janë fenomene ku përfshihen Dritat Veriore (aurora borealis) dhe Dritat Jugore (aurora australis), që shkaktohen kur pjesëzat diellore godasin atmosferën e tokës.

Teksa magneto-sfera bombardohet nga erërat diellore drita mahnitëse blu duken në shtresat e larta të atmosferës ku pjesëzat përplasen.

Shumicën e kohës fusha magnetike e Tokës mbron planetin dhe njerëzit nga radiacioni por stuhitë diellore mund të prekin teknologjinë e bazuar te satelitët, si navigatorët GPS, rrjetet celulare apo televizive satelitore.

Top Channel