Parashikimi i motit për sot dhe nesër

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar për motin që do të mbajë në vendin tonë dy ditët e ardhshme.

“Do të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell. Vranësirat vende-vende ka mundësi të shoqërohen me riga lokale shiu. Në fushat barike pritet të ketë rënje, duke regjistruar vlera nën kufijtë e normales.

Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet 4-6 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 16-18 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i juglindjes me shpejtësi 2-11 m/s”, ka njoftuar IHMK.

Lini një Përgjigje