Parim Olluri ka ca pyetje për Haki Abazin dhe “veglat” e tij, Jeta Xharrën dhe Faik Ispahiun

0
456

Gazetari Parim Olluri ka reaguar ndaj portalit kallxo.com pas të cilit qëndrojnë bashkëpunëtorët e zëvendëskryemnistrit në detyrë Haki Abazi.

Olluri shkruan se portali kallxo.com si dhe Haki Abazi kanë shpërndarë lajmë të rreme për t’i njollosur mediat të cilat janë kritike ndaj Qeverisë Kurti.

“Pas shkrimeve kritike te publikuara ne Insajderi, pese faqe online te drejtuara nga bashkepunetoret e Haki Abazit ripostuan pernjehere nje lajm te vjeter. Me qellim mbylljen e gojes te mediave kritike ndaj qeverise. Kane shperndare Fake Neës. Po abuzojne me shifra, duke i keqinteretuar ato pa ia dhene mundesine per sqarime mediave qe po i baltosin. Eshte e çuditshme se si vetem disa sekonda pas postimit, menjehere shfaqen fake profile qe e shkruajne: Kqyre, kqyre Parim Ollurin per qita po i jep zor kunder Kurtit.
Po dyshoj qe Hakiu po i hape vete keto profile fake, sepse kritika ndaj tij e Kurtit po i dhemb”, ka shkruar ai.

Tutje Olluri i ka drejtuar disa pyetje Haki Abazit dhe bashkëpuntorëve të tij, Jeta Xharrës dhe Fisnik Ispahiut.

Shkrimi i plotë i tij:

E hupi kontrollen Haki Abazi, e hupiii ?‍♂️

Nje pergjigje zyrtare ndaj Haki Abazit dhe fallanges se tij, te quajtur Kallxo.com.

Pas shkrimeve kritike te publikuara ne Insajderi, pese faqe online te drejtuara nga bashkepunetoret e Haki Abazit ripostuan pernjehere nje lajm te vjeter. Me qellim mbylljen e gojes te mediave kritike ndaj qeverise. Kane shperndare Fake Neës. Po abuzojne me shifra, duke i keqinteretuar ato pa ia dhene mundesine per sqarime mediave qe po i baltosin. Eshte e çuditshme se si vetem disa sekonda pas postimit, menjehere shfaqen fake profile qe e shkruajne: Kqyre, kqyre Parim Ollurin per qita po i jep zor kunder Kurtit.
Po dyshoj qe Hakiu po i hape vete keto profile fake, sepse kritika ndaj tij e Kurtit po i dhemb.

Meqe homologet e mi te mediave tjeta po frikesohen nga baltosjet e militanteve, me lejoni ta beje te ditur qe une nuk i jap pese pare per “harbuterine” e tyre.

Kjo shume e paguar nga Telekomi pergjate kater viteve, e cila po perdoret nga makineris qeveritare e baltes, nuk ka mbuluar me shume se dy muaj paga te gazetareve e shpenzime te Insajderit.

E kam sqaruar disa here kete.
Mirepo, sonte vendosa te flase me shume se kush eshte Haki Abazi dhe veglat e tij qe drejtojne portalin qeveritar, Kallxo.com.

Haki Abazi, kapo i dikurshem i shoqerise civile, eshte i vetmi njeri i ketij segmenti shoqeror ndaj te cilit eshte ngritur kallezim penal per pastrim parashe.

Veglat e tij, Jeta Xharra e Faik Ispahiu, para se te abuzojne me shifra per interesa te Haki Abazit duhet dhene shpjegime per perfitimet e tyre.
Si ndodhi qe OJQ-te e drejtuara nga keta dy te perfitojne mbi 1 milione euro, jo vetem 81 mije, nga RTK-ja e kontrolluar nga Hashim Thaçi, Kadri Veseli e ShIK-u?
Pse askush nga mediat nuk e pati kete mundesi, perpos dy besnikeve te Haki Abazit?
Le te na tregon Haki Abazi per qindra mijera eurot qe ia dha me dore te tij dy drejtuesve te portalit qeveritar, Kallxo’hit.
A eshte kjo arsyeja qe ky portal eshte kthyer ne nje “gijotine” te kritikeve te Albin Kurtit?
Si ndodhi qe OJQ-te e ketyre dy besnikeve te Hakiut te perfitojne projekt te rendesishem ne kohen e qeverise se PAN-it, nga nje ish-minister i Nismes?
Te njejtin projekt e kishin realizuar edhe gjate qeverisjes LDK-PDK, te nenshkruar me nje zevendesminister te PDK-se.

Si ndodhi qe keta dy besnike perfituan nga nje marreveshje me Policine e Kosoves, ne kohen kur drejtohej nga Shpend Maxhuni, besnik i Hashim Thaçit dhe tash nga Rashit Qalaj, besnik i Elmi Reqices se ShIK-ut?

Si ndodhi qe ky portal eshte perzgjedhur per te realizuar nje projekt te Qeverise Kurti?

Kaq per sonte. Qe thoshte Haki Abazi: Pas pandemise i kallezoj do sene per Abdullah Hotin. Te njejten po e perserise edhe une: Pas pandemise i beje publike edhe disa per Hakiun dhe dy veglat e tij.