Partitë joserbe ankohen në PZAP, dyshojnë se Lista Serbe manipuloi me vota

Pesë subjekte politike nga komunitetet romë, boshnjak dhe ashkalinjë, kanë dorëzuar sot ankesë në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP), lidhur me zhvillimin e procesit zgjedhor në zgjedhjet e 14 shkurtit.

Duda Balje nga Unionit Social Demokrat (SDU), ka thënë që ankesa që sot kanë dërguar komunitetet në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP), ndërlidhet me shkeljet kushtetuese që janë bërë gjatë procesit zgjedhor.

Ajo tha se në rast që Gjykata Supreme nuk do të marr vendim në favor të tyre, atëherë të njëjtit ankesë do të dërgojnë edhe në Gjykatën Supreme dhe atë Kushtetuese.

“Ne tani kemi dorëzuar ankesë në PZAP për gjërat që ne mendojmë se kemi të drejtë dhe që mendojmë që ka shkelje të Kushtetutës. Ne Komuniteti i boshnjakeve, romëve dhe ashkalinjë dhe egjiptian. Sot e kemi dorëzuar ankesën dhe jemi duke pritur rezultatihn. Besojmë që drejtësia të marr rrugën e vet. Mendojmë se ka deputet që nuk janë votuar nga komuniteti që ata bëjnë pjesë. Ne do të shkojmë deri tek Gjykata Supreme, e më pas edhe në Kushtetuese. Ne jemi duke kërkuar anulimin e votave të serbëve që kanë votuar për boshnjak”, ka thënë Balje.