Pas 1 viti e gjysmë rikthehen tifozët në stadium, këto janë çmimet e biletave për ndeshjen Prishtinë – Connas

0
71

KF Prishtina do të zhvillojë të martën ndeshjen kundër skuadrës nga Uellsi Connas në kuadër të Ligës së Konferencave.

Kjo ndeshje do të zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri” të Prishtinës nga ora 18:00 dhe pas një viti e gjysmë do të luhet me shikues pasi është lejuar shfrytëzimi i 30% të kapacitetit të stadiumit.

Me rikthimin në stadium, futbolldashësit janë të interesuar edhe për çmimet e biletave.

Kampioni i Superligës së Kosovës, KF Prishtina në faqen e tyre në Facebook kanë publikuar çmimin e biletave për këtë ndeshje, transmeton Fokusi.info.

5 euro do të kushtoja bileta për në tribunën lindore, 3 ajo për tribunën jugore dhe atë veriore kurse 10 euro kushton bileta për ta parë ndeshjen nga tribuna perëndimore.

Biletat do të dalin në shitje nga nesër dhe përmes faqes së KF Prishtina do të njoftoheni me pikat shitëse për bileta./Fokusi.info/