Pas 30 vitesh, Liverpooli ngre lartë trofeun e Premier Ligës

Pritjes i erdhi fundi, Liverpooli ngre lartë trofeun e Premier Ligës pas 30 vitesh.

Liverpooli sonte po e feston titullin e Premier Ligës

‘Të Kuqtë’ mposhtën Chelsean me rezultat 5-3 në Anfield në një ndeshje shumë të bukur dhe me shumë gola.

Pas ndeshjes Liverpooli festoi titullin e parë të Premier Ligës në stadiumin bosh, shkaku i pandemisë së COVID-19.

Jordan Henderson ngriti lartë titullin që i kishte munguar Liverpoolit tash e 30 vite.

Ndryshe, ky është titulli i 19-të në histori të klubit.