Pas betimit të Biden si President, Kremlini: Putin gati për dialog me SHBA

475

Kremlini ka hedhur ‘grepat’ e nisjes së një dialogu Rusi-SHBA pas tranzicionit të pushtetit në këtë të fundit.

Zëdhënësi i Kremlin, Dmitry Peskov ka deklaruar se ”Nëse administrata aktuale e Sh.B.A është e gatshme për një qasje të tillë, unë nuk kam asnjë dyshim se presidenti ynë do të përgjigjet njësoj”.

Vitet e fundit marrëdhëniet Rusi-SHBA kanë qenë shumë të këqija, veçanërisht pas konfliktit në Ukrainë apo me helmimin e Navalny.

Gjithsesi deklarata e ‘zbutur’ e Kremlin tregon se Rusia kërkon një dialog me SHBA me Presidentin e ri Biden.

BalkanWeb