Pas injektimit të dozës së parë të vaksinës anti-Covid, Pëllumb Pipero infektohet me koronavirus

Mjeku i njohur infeksionist, Pëllumb Pipero është infektuar me koronavirus.

Pipero rezultoi pozitiv me Covid-19 të martën, 14 ditë pasi ka marrë dozën e parë të vaksinës Pfizer. I kontaktuar nga A2, Pipero tha se është në gjendje të mirë, pasi i janë shfaqur vetëm simptoma të lehta, si dhembje koke.

Infektimi i Piperos është rasti i parë në vendin tonë që një person infektohet me koronavirus pasi ka marrë dozën e parë të vaksinës.