Pas koncertit në Kosovë, Miley Cyrus shtrihet në repart psikiatrik?

Miley Cyrus thuhet se do të shtrihet në repart psikiatrik për të shpëtuar martesën me Liam Hemsworth.

Familja e Miley Cyrus dëshiron që ajo të pranohet në një repart psikiatrik për të shpëtuar martesën me Liam Hemsworth, shkruan Gossip Cop, transmeton lajmi.net.

Sipas një burimi, Miley është sërish në një vend të errët, por si zakonisht ajo nuk do të dëgjojë këshilla.

Edhe familja e këngëtares nuk e kupton përse ajo po vepron kaq çuditshëm , por thonë se i nevojitet trajtimi para se të bëhet vonë.

“E tëra që i duhet është ca javë në rikuperim dhe nëse kjo e shpëton martesën e saj, është një çmim i vogël për tu paguar, pasi që e gjithë familja e saj është e shqetësuar për këngëtaren”, shton ai burim.

Por, kur u pyetën për koment, përfaqësuesit e Cyrus e mohuan një gjë të tillë, duke thënë se Miley ishte e zënë me turneun botëror gjatë kësaj kohe, përfshirë edhe koncertin në Kosovë, që e kishte fundjavën e kaluar.

Cyrus kishte publikuar imazhe në Instagram, ku shihet në skenë duke përformuar, e nuk mungoi as komenti i nënës së saj.

Lini një Përgjigje