Pas lajmit të Fokusi.info, VV e pranon se Gent Cakaj ishte anëtar i saj

Pas lajmit të sotëm të portalit Fokusi.info, se z. Gent Cakaj, (i emëruari si ministër për Evropë dhe Punë të Jashtme nga kryeministri z. Edi Rama) se dikur ishte anëtar i Lëvizjes Vetëvendosje, kjo e fundit përmes një postimi në Facebook e ka pranuar një gjë të tillë.
“Dëshirojmë ta sqarojmë opinionin e gjerë publik se Cakaj ka qenë i anëtarësuar formalisht në Lëvizjen VETËVENDOSJE! para vitit 2011. Ne nuk e dimë datën e saktë të largimit të tij nga Lëvizja sepse ai nuk i ka dhënë asnjë shpjegim organizatës”, thuhet në njoftimin e VV-së.
LVV e mbështet vendimin e presidentit z. Ilir Meta  për refuzimin e dekretimit të z. Gent Cakaj.
“Është për t’u mbështetur vendimi i drejtë i marrë sot nga Presidenti Ilir Meta, për refuzimin e dekretimit të z. Gent Cakajt si Ministër për Evropën dhe Punë të Jashtme i Republikës së Shqipërisë”, thuhet në njoftim.

Më poshtë e keni shkrimin e Fokusi.info: