Pas raportimeve të mediave për përleshjet në LDK, reagon Isa Mustafa

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa ka reaguar përmes një postimi në profilin e tij në FB në lidhje me raportimin e mediave për “disa budallalëqe” nëpër degë e nëndegë dhe për “ndërhyrjet e partive të tjera që të prishin tubimet e LDK-së”.

Ja postimi i tij i plotë:

Te nderuar veprimtarë të LDK-së

Është e natyrës së mediave publike e private që të prodhojnë lajme, edhe me disa sjellje të papranueshme të disa individëve nga nëndegët e LDK-së. Por s’mund ta kuptoj ngarendjen e këtyre individëve që të prodhojnë lajme me budallalleqet e tyre dhe të njerëzve nga partitë e tjera që prishin tubimet e LDK-së!

Të gjithë duhet ta dijnë se çdo proces zgjedhor i cili nuk respekton Statuin e LDK-së, Rregulloren e zgjedhjeve dhe që nuk është transparent ndaj anëtarësisë nuk do të pranohet. Si Kryetar i LDK-së do të kërkoj nga organet përgjegjëse që ato të anulohen.
Për rregullësinë e procesit zgjedhor vendimtare janë dispozitat e Statutit të LDK-së dhe Platforma zgjedhore, e jo konstatimet nga debatet e atyre që s’kanë asgjë të përbashkët me LDK-në. IM