Pas shiut, ja edhe “lumi”në Prishtinë (video)

Ka rënë shi i shumtë para pak çastesh në Prishtinë duke shkaktuar grumbullim të ujit në rrugët e kryeqytetit, shkruan Fokusi.info.

Lexuesit e Fokusi.info kanë dërguar një video ku shihet “lumi” i krijuar në qytet në rrugën “Bajram Bahtiri”, tek lagjja “Fusha e Pajtimit”.

Po ashtu, gjatë ditës së djeshme në Prishtinë, por edhe në disa komuna të Kosovës ka rënë shi me intensitet të lartë duke dëmtuar edhe kulturat bujqësore./Fokusi.info/

 

Lini një Përgjigje