Pas Tiranës edhe Durrësi pezullon me afat të pacaktuar transportin publik

Pas Tiranës edhe bashkia e Durrësit njofton pezullimin e transportit publik për një afat të pacaktuar në vijim të masave mbrojtëse për parandalimin e përhapjes së koronavirusit COVID 19.

Bashkia Durrës njofton qytetarët se prej datës 12 mars, do të pezullohet shërbimi i transportit publik për një afat të pacaktuar.

Prej orës 08.00 të datës 12 mars, këto linja do të ndërpriten deri në një njoftim të dytë:

-Shërbimi i transportit qytetas (linjat brenda qytetit të Durrësit)

-Shërbimi i transportit rrethqytetas, (linjat që lidhin qytetin me njësitë administrative ish-komuna)

-Shërbimi i transportit ndërqytetas ushqyes (linjat që lidhin bashkinë Durrës me bashkinë e Krujës dhe bashkinë e Shijakut)

Bashkia Durrës kërkon mirëkuptimin e qytetarëve për pezullimin e përkohshëm të shërbimit të transportit publik, si një masë të domosdoshme për të parandaluar përhapjen e COVID 19.

/Ora News.tv/