Pasgoditjet e tërmetit, Sizmilogu: Nuk ka vend për panik, janë normale

Sizmilogu Rrapo Ormeni shprehet se pasgoditjet e tërmetit janë normale dhe nuk ka arsye që të ketë panik.

Gjatë një interviste televizive, Ormeni shprehet se pas goditjes së tërmetit 6.4 ballë në orët e para të mëngjesit të së martës, vendi ynë do të ketë lëkundje, por që nuk paraqesin rrezik dhe se për këtë arsye qytetarët duhet të jenë të qetë.

“Pas goditjes me magnitudë 6.3 të shkallës rihter, do të ketë të tjera lëkundje që do të pasohen. Njerëzit duhet të mësohen me faktin se do të ketë pasgoditje. Nuk ka arsye pse të ketë panik”-tha Ormeni.

Sizmilogu ka thënë gjithashtu se qytetarët e Tiranës nuk janë të rrezikuar pasi ndodhet larg epiqendrës. Ndërkohë, ai ka thënë se nga pasgoditjet sipas tij rrezikojnë ato ndërsa që janë shkatërruar nga tërmeti i fuqishëm i 26 nëntorit.

“Mbrëmë pasi një lëkundje me magnitudë 4.5 të shkallës rihter, dhe pash shumë njerëz dolën jashtë. Kam theksuar se këto pasgoditje janë normalitet pasi tërmetit me magnitudë 6.3 rihter. Do të vazhdojnë goditjet, duhet të mësohemi më këtë. Janë goditje që nuk kanë efekte në ndërtesa, por mund të ketë ndikimi në ndërtesa që janë abandonuar dhe janë dëmtuar rëndë nga tërmeti i 26 nëntorit. Aq më tepër Tiranë, që është larg epiqendrës. Ndaj është mirë që ka çlirime të tilla me këto magnituda. Goditjet e sotme kanë qenë me magnitudë normale. Njerëzit duhet të mësohen me këto pasgoditje. Ndaj në këtë rast nuk duhet të jetë panikosja”, tha Ormeni.