“Pash të madhin Zot mos dëgjoni…”/ Rama u lutet kuksianëve: Nëse numrat bëhen marramendës, nuk ka më shtretër

Kryeministri Edi Rama iu është lutur qytetarëve të Kukësit të respektojnë rregullat kundër koronavirusit dhe të mos dëgjojnë deklaratat e Monika Kryemadhi se COVID nuk ekziston.

“Pash të madhin Zot mos dëgjoni Monikën kur thotë se kovidi nuk ekziston shkoni në kisha dhe xhamia. Nuk ka rrugë tjetër, duhet të vendosim maskat. Problemi është se nëse numrat bëhen marramendës nuk ka më shtretër. Nuk duam të mbyllemi. Ju lutem të gjithëve, respektoni rregullat, vini maskën. “, tha Rama.

Në fund kryeministri tha se Shqipëria nuk ka pasur kurrë dhe nuk do ketë qeveri më të mirë se PS.

“Ne nuk jemi më të mirët, por më të mirë se ne nuk ka pasur, nuk ka dhe nuk do ketë, të paktën deri në 2029”, tha Rama.

Rama foli edhe për pagesën e vendosur në rrugën e Kombit që u pasua me protesta dhe djegie trau nga kuksianët. Rama tha se ka kërkuar ndjesë për këtë gjë.

“I kam kërkuar falje kuksianëve për atë që ndodhi me pagesën e rrugës së Kombit, por ama nuk u kemi bërë kurrë dëmë njerëzve. Dhe nuk e kam fjalën vetëm për të vrarë me plumb as për krimin dhe korrupsionin për demontim armësh. Këto janë krime ekstreme. E kam fjalën për të ardhmen e të rinjve“, tha Rama.

Lini një Përgjigje