Pasi e shkarkoi Veliun, Kurti viziton Policinë i shoqëruar nga Sveçla

0
245

Kryeministri Albin Kurti, ka vizituar sot Policinë e Kosovës, Qendrën Kombëtare për Menaxhim të Kufirit dhe Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe Pushtetit Lokal.

Në këtë vizitë Kurti ka qenë i shoqëruar nga ushtruesi i detyrës së MPBAP-së, Xhelal Sveçla.

Më ketë rast kryeministri Kurti, falënderoi të gjithë zyrtarët policor, që në këtë situatë pandemike të koronavirusit që ka përfshirë vendin, janë duke treguar guxim dhe dije në menaxhimin e situatës dhe njëkohësisht duke u kujdesur edhe për sigurinë e qytetarëve.

Kujtojmë se kryeministri Kurti, ka shkarkuar dje nga pozita e Ministrit të Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike, Agim Veliun, pasi sipas tij ka përhapur panik te qytetarët lidhur me koronavirusin.