Pasi Gjykata Kushtetuese konstatoi se Qeveria bëri shkelje të Kushtetutës, vjen reagimi i parë nga Presidenca

0
332

Vetëm pak minuta pasi Gjykata Kushtetuese konstatoi se Qeveria e Kosovës me vendimin për orën policore bëri shkelje kushtetuese, ka ardhur edhe reagimi i parë nga Zyra e Presidentit, Thaçi.

Është këshilltari i Thaçit, Adil Behramaj, ai i cili ka shkruar ae Kurti është dhunues i lirive të qytetarëve.

“Ai bëri shkelje kushtetuese me vendosjen e “orës policore”, ka shkruar ai.

Reagimi i plotë:

Edhe zyrtarisht Albin Kurti është dhunues i të drejtave e lirive të qytetarëve dhe i Kushtetutës së Republikës së Kosovës.

Ai bëri shkelje kushtetuese me vendosjen e “orës policore”.

Sikur të kishte qëndruar më gjatë si kryeministër, më nuk do të mund as t’i referoheshim Kushtetutës, se me shkelmime do ta përmbyste.

As “Baballarët e Kushtetutës” nuk do e njihnin nga shkëlfitja që do i bënte!