Pasi u largua nga Vetëvendosje, Haki Abazi jep disa emra partish ku mund të kaloj

Ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, tash deputet i pavarur, Haki Abazi, ka folur se ku do ta jap kontributin e tij në politikë.
Abazi në emisionin ‘Pressing’ në T7 ka thënë se ai i takon qendrës së djathtë.

“Unë jam sikur që njihem në konsistencën time që politikës duhet me ja bashkangjit edhe njohurisë edhe sinqeriteti. Nuk jam të bërja e hyrja në politikë ose qëndrimi në politikë sa për të qenë aty, mendoj që jemi në një fazë të rëndësishmë.

Ka nja dy javë që liderët politikë në Kosovë kanë filluar të adaptojnë një pjesë të narrativës dhe fjalorit që unë kam thënë, pa modesti po e them, që kemi nevojë me menjanu skenarit të shkatërrimit të së djathtës sic ka ndodhur në Shqipëri. Dhe e keni parë nëpër disktuimët që po bëhen që qendra e djathtë në Kosovë po shkon drejt një konsolidimit të së djathtës. Unë mendoj që aty e kam kontributin”.

Ai tha se qendër të djathtë e sheh LDK’në, AAK dhe PSHDK.

Lini një Përgjigje