Patën kontakte me gruan me koronavirus: Dy profesionistët shëndetësor në Malishevë në karantinë, edhe një tjetër i dyshuar

Komuna e Malishevës sipas vendimit të Qeverisë së Kosovës është karantinuar, pasi që një person ka rezultuar pozitiv me virusin korona.

Që nga dje qytetarët e kësaj komune janë të izoluar, ashtu si edhe ata të Klinës dhe Vitisë.

Kryetari i kësaj komune, Ragip Begaj përmes një konference për media, ka thënë se ende s’kanë pranuar ndihmë të nevojshme nga Ministria e Shëndetësisë dhe se asnjë zyrar s’ka vizituar këtë komunë për të parë si është gjendja, përcjellë Indeksonline.

“Qyetarët kanë treguar diciplinë deri më tani, mirëpo janë disa çështje të tjera. Mbrëmë kemi pranu në Viber vendimin e Qeverisë, as Ministria e Brendshme e as ajo e Administratës Publikë nuk e kanë parë të arsyeshme ta kontakojnë kryetarin e komunës së Malishevës. Pasi që jemi në karantinë, hyrja e qytetarëve dhe dalja nga komuna s’është e detajuar. Asnjë zytar s’ka zbritur për të parë gjendjen, ndërsa gjendja me furnizim, prej atyre më elementare në spital është imidiate. Deri sa në Klinë dhe Viti kanë reagu qysh të nesërmen, kjo s’ka ndodhur dhe tek ne.”, ka thënë Begaj

Ai ka treguar se deri më tani kanë pas dy familje që kanë kërku ndihmë me ushqim dhe ata si komunë në këtë kohë paniku janë edhe më të kujdesshëm ndaj qytetarve.

Gjithashtu ka shtuar se nuk kanë ende numër të saktë të të ardhurve nga Italia përmes Vërmicës, dhe se këto të dhëna i kanë vetëm deri në datën 5 mars, por që sipas tij ka pasur edhe shumë të tjerë që kanë ardhur pas kësaj date.

Ndërsa, drejtori i QKMF-së ne Malishevë, Dr Besim Zogaj tha se kanë mungesë të stafit mjekësor, pasi dy profesionistë janë tashmë të izoluar si pasojë që kanë pasur kontakte me personat e dyshuar me koronavirus.

“Kemi mungesë të profesionistëve shëndetësor, pasi dy mjekë që kanë deklaru që kanë pas kontakte me personat e dyshuar me koronavirus janë të izoluar, ndërsa është deklaruar edhe i treti. Jemi në pritjeve të analizave të tyre. Bëjmë thirrje për mjek po ashtu edhe për furnizime”, ka thënë ai.

Kujtojmë që tashmë Kosova ka 5 raste të konfirmuara me koronavirus, tre nga e njëjta familje në Stubëll të Vitisë, një italiane që kishte ardhur për të punuar si vullnetare në Caritas Umbrie në komunë të Klinës dhe një grua nga Bubaveci i Malishevës që kishte ardhur nga Italia