PD mbledh Këshillin Kombëtar, Basha: Rrëzojmë qeverinë me protesta

0
550
Partia Demokratike mblodhi të shtunën Këshillin Kombëtar, për zgjedhjen e strukturave të reja drejtuese të partisë dhe marrjen e vendimeve lidhur me vazhdimësinë e aksionit opozitar.
Kryetari, Lulzim Basha, mori mbështetjen e Këshillit në qëllimin për të rrëzuar qeverinë përmes protestave popullore. Zgjidhja që propozon Partia Demokratike është krijimi i një qeverie tranzitore, që do ta çojë vendin drejt zgjedhjeve të reja.
Basha theksoi edhe njëherë shtyllat kryesore të alternativës që Partia Demokratike iu ofron qytetarëve, që nga vettingu i politikanëve te ulja e taksave.
Këshilli Kombëtar do të votojë të shtunën anëtarët e Kryesisë dhe sekretarët e rinj të Partisë Demokratike, mes emrave të propozuara nga Kryetari, Lulzim Basha.