PDK në Ferizaj përjashton çdo koalicion me partitë e tjera, synon fitore të plotë në zgjedhje

0
108

Praktikat e mëparshme na kanë mësuar se qytetarët nuk janë të përcaktuar vetëm në një parit dhe shumica e komunave i dorëzohen koalicioneve.

Kryetari aktual i Ferizaj Agim Aliu, i cili po synon për mandatin e dytë nga Partia Demokratike e Kosovës, në një intervistë për lajmi.net ka thënë se nuk preferon koalicione me paritë politikë.

Aliu është shprehur i bindur se do të fitojë këtë garë dhe i vetmi koalicion që do të bëjë është me qytetarët.

“Unë vazhdueshëm kam konkurruar dhe vazhdueshëm kam pasur vetëm një koalicion me qytetarët e Ferizajt. Me ata kam fituar dhe me ata do të sjellim fitore për çfarë edhe jemi shërbyes publik. Fitoret e tona kanë qenë fitore të qytetarëve dhe do të vazhdojnë të jenë tilla”, u shpreh mes tjerash Aliu.