PDK thotë se nuk do ta zëvendësojë AAK-në në qeverinë Hoti

Bashmir Xhema nga zyra për medie e Partisë Demokratike të Kosovës ka demantuar lajmet e mediave online se partia e Kadri Veselit do ta zëvendësojë në qeverinë Hoti Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës.

“Është GËNJESHTËR lajmi në portale se PDK do të futet në qeveri dhe do ta zëvendësoj AAK-në!”, ka shkruar ai në Facebook.

Ndërkohë që kanë mbetur vetëm disa minuta prej kur do të nënshkruhet marrëveshja në mes Kosovës dhe Serbisë në Shtëpinë e Bardhë, lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, paralajmëroi largimin nga ekzekutivi kosovar pasi nuk po pajtohet në njërën prej pikave të të marrëveshjes.