Pedagogët takojnë Ministren: Presim deri në darkë…(Video)

0
426
Disa pedagogë në Universitetit të Tiranës kanë takuar këtë të premte Ministren e Arsimit Sportit dhe Rinisë, Besa Shahini.
Përgjegjësi i Departamentit të Gazetarisë në Universitetin e Tiranës, Mark Marku, tha për mediat pas takimit se e konsideronte jorezultativ diskutimin. Ai tha se pedagogët do të prisnin deri në darkë për një përgjigje konkrete nga ana e ministres Shahini.
“Diskutuam për gjendjen në universitet dhe u qëndruam kërkesave që kemi bërë. Praktikisht nuk pati një qëndrim konkret nga ana e Ministres së Arsimit, nuk u shpreh të paktën gjatë takimit për asnjërën nga kërkesat. Në terma të përgjithshëm tentoi ta çojë diskutimin drejt një diskutimi jorezultativ. Kështu që ne e konsiderojmë këtë si një mospërgjigje ndaj kërkesave, presim deri në darkë nëse ajo do ketë një përgjigje konkrete dhe pastaj do të mbledhim takimin e asambleve, asamblenë dhe do të marrim një qëndrim për këtë mosreagim të ministres ndaj kërkesave tona”, tha pedagogu Mark Marku./tvklan.al