Pëllumbi gjerman u bë “hit” duke shkelur limitin e shpejtësisë

0
306

Ishte një mbrëmje e qetë në Bocholt të Gjermanisë Perëndimore, derisa një pëllumb theu kufizimin e shpejtësisë, duke fluturuar me 45 km/h në një zonë 30 km/h.

Një aparat fotografik me shpejtësi celulare e kapi pëllumbin që fluturoi në këtë shpejtësi jo të zakonshme për llojin e tij.

Autoritetet e qytetit që ndodhet pranë kufirit holandez publikuan fotografinë, dhe që atëherë, lajmi është bërë viral.

Në rrethana normale dënimi për shpejtësi do të ishte 25€, thonë me shaka komentuesit e rrjeteve sociale.

Ngjarja e çuditshme u zhvillua në shkurt, por autoritetet e qytetit kishin kërkuar mjaft kohë për të vlerësuar vërtetësinë e fotografisë.

Madje ata thonë me shaka se mbetet për tu parë nëse një dënim prej 25 eurosh do të zbatohet edhe për të këtilla raste. /tesheshi.com/