Penalltia e dytë e Real Madridit nuk ekzistoi

Real Madridi ishte me fat që e fitoi një penallti të dytë në fitoren 2:1 kundër Levantes të dielën në La Liga.

Në minutën e 78-të, Real Madridi fitoi një penallti, që sipas ish-gjyqtarit spanjoll, Andujar Oliver, nuk ekzistoi fare.

Gareth Bale shënoi nga pika e bardhë duke i thënë fitoren 2:1 Madridit, por vendimi i gjyqtarit shkaktoi shumë polemika pas ndeshjes.

“Nuk pati kontakt nga Cheick Doukoure në Casemiron”, tha Andujar Oliver për Radio MARCA.

“U akordua një penallti që, sipas pamjeve, nuk është dashur të akordohej”, shtoi ai.