Pentagoni tregon numrin e raketave që u lëshuan në Siri

0
336
Pentagoni ka njoftuar se Shtetet e Bashkuara të Amerikës së bashku me Britaninë e Madhe dhe Francën kanë lëshuar më shumë se 100 raketa nga anijet dhe aeroplanët në sulmin kundër regjimit të Bashar al Assadit.
SHBA-të nuk kanë konfirmuar se sa raketa kanë goditur caqet derisa media siriane pro-Assadit ka raportuar se 30 raketa janë lëshuar mbi Sirinë dhe se një e treta e tyre ishte shkatërruar nga ushtria siriane.