Për 30 mijë euro vret shokun

Gjykata e Shkodrës ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” për shtetasin Artan Koçeku, i arrestuar pak ditë më parë, pasi ishte në kërkim për vrasje.

29-vjeçari Koçeku akuzohet për vrasjen e Artan Shkambit në dhjetor të vitit 2017.

Në vitin 2017, i riu ka vrarë me armë zjarri, duke e qëlluar me disa plumba në kokë, shtetasin Angjelin Shkambi.

35-vjeçari u gjet i vrarë brenda makinës së tij në afërsi të varrezave të Stom Golemit. Sipas Prokurorisë së Shkodrës, vrasja kishte ndodhur për një borxh 30 mijë euro, ndërsa viktima dhe autori ishin miq.\BW.

Lini një Përgjigje