Për çfarë është i mirë lëngu i boronices së kuqe?

0
411

Konsumimi i dy gotave me lëng të boronicave të kuqe në ditë, sipas studimeve, mund të përgjysmojë rrezikun që të pësoni pikën në tru apo sëmundjet e zemrës. Boronicat e kuqe janë të pasura me polifenole, substancë mbrojtëse që përkrah mbrojtjen natyrale të trupit.

Në studim kishin marrë pjesë 56 vullnetarë, ishin ndarë në dy grupe dhe u ishte dhënë ushqim i kontrolluar.

Njëri grup kishte konsumuar rreth katër të pestat e një mase të lëngjeve të boronicës së kuqe me pak kalori, përderisa pjesa tjetër e grupit kishte konsumuar placebo me ngjyrë të ngjashme dhe aromë.

Studiuesit kishin marrë matjet e treguesve të shëndetit të pjesëmarrësve, përfshirë shtypjen e gjakut, nivelin e sheqerit në gjak dhe lipidet e gjakut. Pas tetë javësh, ata që kishin konsumuar lëngun e boronicave të kuqe kishin përmirësuar të gjitha këto matje.

Ndryshmet përcilleshin me 15 për qind më pak rrezik për sulm në tru dhe me rreth 10 për qind më pak rrezik për t’u prekur nga sëmundjet e zemrës. Këto të gjetura tregojnë se polifenolet e mbrojnë trupin e njeriut.