Për herë të parë organizohet panairi i librit nga autorët shqiptaro-kanadez

Për herë të parë u organizua në Toronto të Kanadasë panairi me libra nga autorët shqiptaro-kanadez.

Mbi 500 anëtarë të komunitetit shqiptar në Kanada patën mundësinë të njihen me botime të ndryshme në dy gjuhë, përcjell albinfo.ch.

Në aktivitetin e organizuar nga “RH Scholarship”, u prezantuan edhe kostume tradicionale shqiptare të veshur nga shqiptarët ndër breza.

Në këtë aktivitet kishte shumë pjesëmarrës dhe interesimi ishte i konsiderueshëm nga shqiptarët në Kanada, duke mos harruar vendlindjen dhe prejardhjen e tyre.

Lini një Përgjigje