Për herë të parë pas 30 vjetësh, Himalaja shihet në Indi (VIDEO)

Nivelet e ndotjes në pjesën më të madhe të vendit, i njohur për ndotjen tejet të madhe të ajrit, janë ulur ndjeshëm për shkak të bllokimit të vendit si pasojë e masave për koronavirusin.

Vendasit nga rrethi Jalandhar në Punjab, rreth 20 km larg nga Himalajet, shpërndanë foto në mediat sociale me imazhe mbresëlënëse të maleve të mbuluara nga dëbora. Ish-lojtari i kriketit indian, Harbhajan Singh tha se tani kishte parë Himalajat nga shtëpia e tij për herë të parë.

Ai paralajmëroi për “treguesin e qartë të ndikimit që ndotja ka pasur në natyrë”. India ka një popullsi prej rreth 1.4 miliardë njerëz dhe vitin e kaluar kryesoi të dhënat si qytetet më të ndotura në botë.

Por bllokimi i rreptë i 21 ditëve në vend do të thotë që më pak makina dhe biznese janë në veprim, dhe nivelet e ndotjes kanë rënë.

Lini një Përgjigje