Për një “fije floku” i shpëtojnë më të keqes, shembet ndërtesa pak metra larg këmbësorëve të rastit që po kalonin rrugën në Washington (video)

0
231

Kamerat e sigurisë kanë kapur momentin kur një ndërtesë dykatëshe shembet në trotuar, pak sekonda pasi para saj kalojnë dy persona.

Shembja dramatike e ndërtesës ka ndodhur, në ditët kur po kryheshin renovimet në Washington të SHBA-ve.

Dy kalimtare rasti që po kalonin në vija të bardha, për pak metra i shpëtojnë më të keqes, ndërsa pikërisht në atë sekondë kalon një kamion i zjarrfikësve që ndalen menjëherë për të parë se çfarë po ndodhë.

Zyrtarët lokale kanë bërë të ditur se një person është lënduar si rezultat i shembjes së ndërtesës, pasi u godit nga tullat që ranë me shpejtësi.