Për Sali Berishën UÇK-ja nuk ka ekzistuar

Ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, ka shkruar një reagim me rastin e shënimit të 20 vjetorit të çlirimit të Kosovës. Sali Berisha ka përmendur shumçka nga ajo periudhë e lavdishme e luftës së Kosovës, por me fanatizëm i ka ikur përmendje së forcës kryesore në këtë luftë – UÇK-së.

Lexojeni statusin e plotë të tij në FB:

Sot 20 vjetori i hyrjes se trupave te NATOs ne Kosove.

Liria e Kosoves sot mbush 20 vjet!

Miq, me 12 qershor te vitit 1999 trupat e Aleances se Atlantikut te Veriut, pas nje beteje ajrore 90 ditore kunder Serbise se Sllobodan Millosheviç, hyn si forca çlirimtare ne Kosove dhe perzune prej aty trupat pushtuese serbe.

Keshtu, me 12 qershor te vitit 1999 qytetaret e Kosoves pas pothuaj nje shekulli pushtimi te eger dhe barbar nisen marshin e tyre ne Liri, e cila sot mbush 20 vjet.

Ata nisen Marshin e Lirise para se gjithshash sepse ata qendruan fuqishem ndaj barbarive, masakrave, genocidit, spastrimit etnik, aparteidit dhe segregacionit serb qe moren jeten, zhduken, shfarrosen, perzune nga votrat e tyre gjate nje shekulli rreth nje milion shqiptar.

Vetem ne luften e fundit u perzune me spastrim etnik rreth nje milion shqiptare, u vrane mbi 11 mije, u zhduken mbi 2 mije dhe rane ne fushe beteja mbi 2200 luftetare te llirise dhe u dogjen apo rrafshuan rreth 130 mije shtepi, shkolla, spitale te saj.

Kosova nisi marshin e lirise sepse qytetaret e Kosoves te udhehequr me urtesi, vizion dhe vendosmeri te papare nga gjeniu i politikes se kombit tone, arqitekti i Kosoves se lire dhe te pavarur, Dr Ibrahim Rugova u bashkuan ne resistencen paqesore totale kunder pushtuesit serb, ndertuan ne kushtet e pushtimit me te eger shtetin e tyre paralel me regjimin e pushtuesve dhe shnderruan çeshtjen e tyre te drejte ne nje çeshtje te botes se lire.

Shqiptaret ne Kosove nisen 20 vjete me pare Marshin ne Liri sepse ata luftuan me arme ne dore, me sukses, trimeri dhe heroizem pushtuesit e eger dhe shenuan ne kete lufte me komandantin legjendar Adem Jashari kulme epike te heroizmit, sakrifices mbinjerezore.

Ne te gjitha perpjekjet e qytetareve te Kosoves per liri, pavaresi dhe dinjitet kombetar, Shqiperia e çliruar nga diktatura luajti pa u lekundur nje rol te pazevendesueshem.

20 vite ne Marshin e tyre ne Liri qytetaret e Kosoves jane ngritur si Fenksi nga hiri dhe shkrumbi i luftes dhe barbarive Serbe dhe kane ndertuar dhe po ndertojne Kosoven e te ardhmes europiane, faktor i rendesishem paqe, stabiliteti, bashkepunimi ne rajon.

Por edhe sot pas 20 vitesh, ne rrugen e lirise Kosoven e ndjek fantazma e Serbise se Madhe, flamurin e te ciles tundin me pabesi te plote argatet e Beogratit ne Tirane dhe Prishtine, Zografi Bis, Miladini shqipfoles dhe Baton Stanishiqi.

Por ata dhe padroni i tyre shpejt do provojne fatin e parardhesve te tyre qe ndezen lufta e konflikte per ndarje dhe coptim te territorit te Kosoves per kufij, sipas linjave etnike.

Kete dite historike per qytetaret e Kosoves dhe mbare kombin shqiptar, le te shprehim ne mirenjohjen tone te pakufishme ndaj te gjithe atyre qe bene te mundur çlirimin e Kosoves dhe te urojme perzemersisht qytetaret e Kosoves dhe autoritetet e saj per suksese me te medha ne ndertimin dhe konsolidimin e Kosoves se lire, demokratike, te begate, europiane dhe te zhvilluar. sb