Për vrasjen e Aulon Zekës, dënohen me 15 vite burg

Tre të miturit për vrasjen e Aulon Zekës janë dënuar sot me plot 15 vite burg. Kryesi i veprës është dënuar me 9 vite e 6 muaj, vajza, 3 vite, i treti, 1 vit e 6 muaj.

Avokati, Skender Musa tha se do të bëjnë ankesë për rritje të dënimit, për vajzën. Ndërsa Mevlyde Zeka, nëna e Aulonit, pas vendimit të Gjykatës ka thënë para mediave se nuk është e kënaqur me vendimin.“Me i vra ata në shesh të tre është pak”, deklaroi ajo para mediave.
Aulon Zeka është gjetur i vdekur në Prishtinë me katër plumba në trup më 16 shtator 2017
Një vajzë dhe një mashkull të mitur janë arrestuar si të dyshuar për përfshirjen në rastin në fjalë. E gjithë kjo dyshohej se ka ndodhur për shkak të një lidhje dashurie.
Thuhet se Auloni dhe i arrestuari natën e fundit kanë qenë së bashku në një nga lokalet e Prishtinës, kurse atyre më vonë u është bashkëngjitur edhe vajza e përfshirë në rast.
Të dyshuarit pas vrasjes, e kanë lënë trupin e të ndjerit afër shkollës Model.