Përballje të forta me dy super-derbi, hidhet shorti i 1/8 së finales në Ligën e Kampionëve

0
106

Në Nyon të Zvicrës është hedhur shorti i së tetës së finales së Ligës së Kampionëve.

Nga ky short, në fazën e parë eliminuese të Championsit dolën dy derbi.

Pa dyshim, dueli kryesor do të jetë ai mes finalistëve të fundit të kësaj gare, Real Madrid dhe Liverpool.

Pa dyshim, kjo do të jetë një përballje gjigantësh, një finale para finales.

E një tjetër sfidë e madhe do të jetë ajo ndërmjet Paris Saint-Germainit me Bayern Munichun.

Edhe në këtë rast do ta kemi një ballafaqim mes dy kandidatëve për ta fituar këtë trofe.

Milani do të ketë punë me Tottenhamin e Antonio Contes, kurse Interi do t’i masë forcat me Porton.

Më poshtë mund t’i shihni çiftet e së tetës së finales së Ligës së Kampionëve.

Çiftet në 1/8 e finales në Ligën e Kampionëve:

RB Leipzig – Manchester City

Club Brugge – Benfica

Liverpool – Real Madrid

AC Milan – Tottenham Hotspur

Eintracht Frankfurt – Napoli

Borussia Dortmund – Chelsea

Inter – Porto

PSG – Bayern Munich