Përballje titanësh, mësohen çiftet çerekfinaliste të Ligës së Kampionëve

97

Në Nyon të Zvicrës sot është hedhur shorti për fazën çerekfinale të Ligës së Kampionëve.

Gjigantët evropianë kanë mësuar kundërshtarët e tyre për sfidën për një vend në gjysmëfinale të garës më të madhe evropiane.

Real Madrid – Chelsea, Inter – Benfica, Manchester City – Bayern Munich, Napoli – Milan, janë përballjet që do të zhvillohen në çerekfinale të Ligës së Kampionëve.

Fituesi i ndeshjes mes Napolit dhe Milanit do të përballet në gjysmëfinale me fituesin e ndeshjes Inter – Benfica, ndërsa gjysmëfinalja tjetër do të jetë mes fituesit të ndeshjes City – Bayern dhe Real Madrid-Chelsea.

Ndeshjet e para çerekfinale do të zhvillohet më 11/12 prill, ndërsa ato të kthimit një javë më vonë më 18/19 prill.

Finalja e madhe e Ligës së Kampionëve do të mbahet në Stadiumin Olimpik Ataturk, në Stamboll, më 10 qershor 2023.