Përcaktohen çiftet gjysmëfinale të Kupës, Vushtrria luan me Prishtinën

Pas tërheqjes së shortit pak më parë në zyret e Federatës së Futbollit të Kosovës, janë përcaktuar çiftet gjysmëfinale të shortit të Kupës së Kosovës.

Vushtrria do të luaj me Prishtinën, ku ndeshja e parë zhvillohet më 4 prill, kurse loja e kthimit më 18 prill.

Ndërkaq, Drenica luan me Vëllaznimin, ku ndeshja e parë zhvillohet  po ashtu më 4 prill, kurse loja e kthimit më 18 prill.

Ndeshjet do të zhvillohen në sistemin vajtje-ardhje dhe më të mirët nga këto përballje do të kalojnë në finale të Kupës së Kosovës.

Lini një Përgjigje