Përdhoset memoriali i të rënëve

0
462
Është përdhosur memoriali i të rënëve në fshatin Shalë (Shallc) të Komunës së Vushtrrisë. Ky memorial iu përket të rënëve në vitin 1920 nga forcat serbe.
Një lexues i portalit e ka dërguar foton në redaksinë tonë dhe ka njoftuar se ky rast ka ndodhur javën e kaluar.
Në vjeshtë të vitit 1920, forcat serbe kishin organizuar një ofenzivë mbi fshatrat e Artakollit, duke vrarë e masakruar shumë veta, kurse në fshatin Shalë (ish Shallc) kishin pushkatuar 18 persona./Fokusi.info.