Përdoret forca në Prizren, gruaja rrah burrin

0
219

Një person nga Prizreni ka njoftuar në polici se është rrahur nga bashkëshortja e tij. E dyshuara është arrestuar.

Gruaja në fjalë është intervistuar nga organet kompetente, si provë materiale i është konfiskuar një mjet me të cilin dyshohet se e ka rrahur burrin e saj.

“Është arrestuar e dyshuara femër K/Ashkalike, pasi që e njëjta pas një mosmarrëveshje e ka sulmuar fizikisht bashkëshortin e saj viktimën mashkull K/Ashkali.

Si provë materiale është konfiskuar një mjet ndërsa e dyshuara pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48-orë. Rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në njoftimin e policisë.