Përdori medikamentin e Trumpit kundër koronavirusit, vdes pas gjysmë ore i infektuari në SHBA

0
421

Një burrë në Arizona të SHBA-së ka vdekur ndërsa gruaja e tij është në gjendje kritike pasi të dy morën chloroquine në përpjekje për t’u vetë-shëruar nga koronavirusi.

Medikamenti që përdorën burrë e grua nga zona e Phoenix është promovuar nga presidenti amerikan, Donald Trump si bar që mund ta luftojë koronavirusin.

Përmes një konference për media, Trump kishte thënë se ky ilaç nëse nuk do të ishte mjaft i efektshëm, atëherë të paktën nuk do t’ia merrte jetën askujt.

“Ky ilaç ka kohë që është krijuar, kështu që e dimë se nëse gjërat nuk shkojnë ashtu siç pritet, nuk do t’i marrë jetën asnjeriu”, kishte deklaruar Trump.

Chloroquine është aprovuar nga Administrata e Ushqimit dhe Barërave për trajtimin e malaries, lupus dhe artritit reumatoid. Por FDA nuk ka aprovuar përdorimin e tij për të trajtuar koronavirusin.

Ekspertët e shëndetit në spitalin Banner theksuan se këto ilaçe “nuk duhet të gëlltiten për ta trajtuar ose parandaluar këtë virus.”

“Nisur nga pasiguria rreth COVID-19, ne e kuptojmë se njerëzit janë duke u përpjekur të gjejnë mënyra të reja për të parandaluar ose trajtuar këtë virus,” tha Dr. Daniel Brooks, drejtori mjekësor i Qendrës së Informacionit të Barërave. “Por vetë-mjekimi nuk është mënyra për ta bërë këtë.”

Banner Health, i cili është me qendër në Arizona, nuk dha detaje se si çifti, të dy në të 60-tat, gjetën chloroquine.

Sidoqoftë, sipas deklaratës, “brenda tridhjetë minutash nga gëlltitja, çifti pësuan efekte të menjëhershme duke rezultuar me vdekje.