Përfitimet shëndetësore nga hurma

0
585
Për një dietë të ekuilibruar dhe të shëndetshme, është më se e nevojshme të hahet një hurmë në ditë. Hurmat përmbajnë karbohidrate, proteina, fibra dhe janë një burim i mirë i vitaminave dhe mineraleve të ndryshme, si kalcium, hekur, fosfor, natrium, kalium, magnez dhe zink, përkatësisht tiaminë, riboflavinë, niacinë, folat, vitaminë A dhe vitaminë K.
Hurmat lehtësojnë kapsllëkun, çrregullimet në zorrë, problemet në zemër, anemitë, çrregullimet seksuale, diarrenë, kancerin e barkut, sikurse ndikojnë në përmirësimin e pamjes së lëkurës, në shëndetin e flokëve, në lehtësimin e simptomave të dispepsisë. Hurmat, gjithashtu ndihmojnë në arritjen e një peshe të shëndetshme.
Përfitimet masive shëndetësore nga hurmat, i kanë bërë ato një nga përbërësit më të mirë për zhvillimin e muskujve.
Sasitë e konsiderueshme të mineraleve të gjetura në hurma, i bëjnë ato një super ushqim për forcimin e eshtrave dhe luftimin e sëmundjeve si osteoporoza.
Hurmat janë të dobishme si për të rriturit, ashtu edhe fëmijët, sidomos gjatë kohës së shërimit nga lëndimet e ndryshme ose sëmundjet.
Gjithashtu, sistemi nervor mund të përfitojë shumë nga konsumimi i hurmave, pasi ato kanë sasi të konsiderueshme të kaliumit. Prandaj, hurmat janë një burim i mrekullueshëm i ushqimit për njerëzit në moshë, kur sistemi nervor i tyre bëhet më i ngadalshëm, ose i pambështetur, si dhe për njerëzit që duan të mbajnë mendjen e tyre të mprehtë.
Hurmat janë një nga ushqimet më të mira për të rregulluar procesin e tretjes, meqë mund të rrisin ndjeshëm nivelet e energjisë tek njerëzit, brenda gjysmë ore pas konsumimit.
Shoqata amerikane e kancerit rekomandon marrjen e 20-35 gramë fibrave dietike në ditë, të cilat mund të sigurohen përmes hurmave. Gjithashtu, thuhet se marrja e një hurme në ditë, ju ndihmon që të mbani shëndetin e syve gjithë jetën tuaj. Njihen se fruta mjaft të efektshme tek problemi i verbërisë së natës.
Megjithëse hurmat përmbajnë vlera ushqyese të jashtëzakonshme, duhet kujdes i madh në përzgjedhje, sepse sipërfaqja e tyre ngjitëse tërheq papastërti të ndryshme. Prandaj, duhet të konsumoni vetëm ato hurma që përpunohen dhe paketohen siç duhet. Gjithashtu, duhet t’i lani hurmat mirë përpara se t`i hani, për t`i hequr papastërtitë që mund t`i përmbajnë në sipërfaqe. /Gazeta Bujku/