Performanca magjike e Rita Orës për Ditën Ndërkombëtare të Gruas

0
273
Rita Ora ka dhurar performancë madhështore për nderë të 8 marsit.
Rita Ora tash e sa ditë po vazhdon turneun në Australi, në kuadër të promovimit të albumit “Phoenix”, shkruan lajmi.net.
Mbrëmë ajo ka mbajtur koncert për “VH1”, i cili u organizua për nderë të Ditës Ndërkombëtare të Gruas.
Këngëtarja shqiptare dhuroi performancë madhështore, teksa u përcoll nga orkestra e përbërë nga të gjitha femra.
“Shumë nder për të performuar këngën time “Soul Survivor” për @ vh1 Trailblazers me një orkestër të mrekullueshme të gjithë femrave dhe korit! Nuk ka asgjë që nuk mund të bëjmë për aq kohë sa jemi së bashku. Gëzuar #DitaNdërkombëtareeGruas le të bëjmë çdo ditë ditën tonë !! ??♀️❤️??”, shkruan Rita.