Përfshihet nga zjarri një makinë në autostradën “Ibrahim Rugova”

Një veturë është përfshirë nga zjarri në autostradën “Ibrahim Rugova”.

Ngjarja ka ndodhur në orët e mbrëmjes. Dëshmitarët thonë se zjarri ishte i madh derisa nuk raportohet për të lënduar, ndësa policia ka dalë në vendin e ngjarjes por nuk kanë dhënë ende ndonjë deklaratë.

Kohëve të fundit është shtuar shumë dukuria e djegjeve të veturave dhe nuk dihet ende a kanë këto ngjarje lidhshmëri ndërmjet veti.