Përfundimisht do të jetë i Shqipërisë, shkojnë dëm përpjekjet e Zvicrës për Florian Kamberi

0
226

Florian Kamberi u ftua në dy ndeshjet e fundit kualifikuese nga ana e trajnerit Reja te Shqipëria.

Por sulmuesi nuk mund të luante për shkak të një dëmtimi, por edhe të një problemi me dokumentat.

Zvicra nuk e përshpejtoi procedurën që Kamberi që të kishte të drejtë më herët që të luante për Kombëtaren kuqezi.

Kjo pasi helvetët bën gjithçka që ky futbollist të ndryshonte mendjen, duke i premtuar se do të ishte pjesë e projektit “Zvicra e re”.

Gjithsesi vendimi ishte marrë dhe Floriani kishte firmosur se dëshironte të luante për Shqipërinë. Pikërisht për këtë arsye është FIFA që ndërhyn në këtë çështje dhe sipas asaj që raporton “Balkanweb”, e ka zgjidhur problemin.

Pra Florian Kamberi do të luajë për Shqipërinë duke filluar që nga ndeshja e ardhshme që do të kenë kuqezinjtë.