Përfundon aksioni në veri, arrestohen tre persona

Zëvendës drejtoi i policisë për rajonin e veriut, Besim Hoti ka bërë të ditur për Telegrafin se sot është ndërmarrë një aksion në veri të Mitrovicës i cili ka rezultuar me arrestimin e tre personave.

Hoti ka bërë të ditur se personat e arrestuar janë të dyshuar për përfshirje në grabitje.

“Aksioni i policisë ka përfunduar dhe ka qenë i realizuar nga drejtoria rajonale e policisë në veri. Janë shoqëruar tre persona të dyshuar për përfshirje në grabitje”, ka thënë Hoti.

Ndryshe, edhe një aksion tjetër është duke u zhvilluar në veri të Mitrovicës, me urdhër të Prokurorisë.