Përfundon mbledhja e LDK-së, merren këto vendime

0
255

Ka përfunduar mbledhja e Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Burimet e IndeksOnline brenda takimit kanë thënë se kryesia ka vendosur unanimisht që të vazhdohet të bisedohet me Lëvizjen Vetëvendosje për të gjetur një zgjidhje të mundshme.

Po ashtu anëtarët e kryesisë kanë thënë se posti i Presidentit nuk do të vihet në pikëpyetje, por në rast të arritjes së marrëveshjes do t’i takojë LDK-së.

Mbledhja e Kryesisë së LDK-së është zhvilluar vetëm 30 minuta para takimit të presidentit, Hashim Thaçi me kryetarin e VV-së, Albin Kurti.

Kurti ka shkuar te presidenti pa ndonjë marrëveshje me LDK-në dhe subjektet tjera. Thaçi i dha afat Kurtit 48 orë për të gjetur zgjidhje para se të ndërmarr hapat tjerë kushtetues.