Përfundon takimi i krerëve të shtetit me zyrtarët e lartë amerikanë

Ka përfunduar takimi i krerëve të shtetit me zyrtarët e Këshillit Kombëtar të Sigurisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, John Erath dhe Brad Berkley, raporton Ekonomia Online.
Dy zyrtarët amerikanë, John Erath dhe Brad Berkley, janë pritur në zyrën e presidentit Hashim Thaçi.
Në takim i pranishëm ka qenë edhe kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj. Mediet janë lejuar të marrin pamje në fillim të takimit.
Pas takimit as zyrtarët amerikanë dhe as krerët e shtetit kosovar, nuk kanë dhënë asnjë deklaratë për mediet.