Përfundon takimi i liderëve të vendit, Veseli tregon se çfarë u bisedua

0
44

Takimi urgjent i liderëve i thirrur sot prej orës 12:00 nga Kryeparlamentari Kadri Veseli, ka përfunduar .

Takimi është mbajtur në kabinetin e Kryeparlamentarit Veseli, ku të pranishëm kanë qenë Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, Kryeministri Ramush Haradinaj dhe Bashkëkryesuesi i Delegacionit Shtetëror për Dialog, Fatmir Limajn, si dhe anëtarët e Delegacionit, Enver Hoxhaj dhe Visar Ymerin.

Veseli ka thënë këtë takim është diskutuar për procesin e fazës finale të Dialogut, me theks të veçantë për Platformën e Dialogut, e cila pritet të miratohet së shpejti në Kuvendin e Kosovës.

Pjesëmarrësit në takim u pajtuan që të gjithë përfaqësuesit e institucioneve të Kosovës nga pozita dhe opozita, duhet të bëhen bashkë në mbështetje të Platformës së Dialogut, ndërkaq u theksua se uniteti i skenës politike kosovare e forcon pozicionin ndërkombëtar të Kosovës në procesin e Dialogut.

Ndërkohë që Veseli dhe liderët e vendit po zhvillojnë takime në lidhje m evendosjen e një Platforme për Dialogun, Serbia nuk do ta fillojë atë pa e pezulluar taksën ndaj produkteve të tyre.

Kurse në anën tjetër, Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë filluar masat ndaj Kosovës, ata fillimisht kanë refuzuar vizat për liderët e koalicionit qeverisës dhe dje kanë konfirmuar se kanë ndërprerë vizitën në Kosovë të komandantit të Gardës Kombëtare të Iowas, gjeneralit, Timothy Orr.